Bashkia Shkoder pak minuta me pare permes nje deklarate per mediat beri te ditur se “në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese”.

Megjithate pronarja aktuale e klubit shkodran nuk ka bere te ditur emrat e ketyre 3 subjekteve qe ne fakt nuk ka qene e veshtire te zbulohen.

I pari qe ka mberritur sot ne sallen e Keshillit Bashkiak Shkoder ka qene sponsori aktual Alban Xhaferi qe ne kete ankand perfaqeson firmat e tij.

Pas tij ka mberritur edhe shkodrani qe jeton ne Tirane Almiro Gurakuqi i cili prej 3-4 vitesh ka shfaqur interesin bashke me disa kolege te tij per te marre Vllaznine dhe sot e beri konkrete oferten e tij.

Biznesmeni i trete qe eshte paraqitur sot prane Komisionit te Ankandit ka qene perfaqesuesi i firmes “Joni 5 shp.k” me qender ne Tirane, i perfaqesuar nga administratori Emiliano Zhupa. Sipas ekstraktit te kesaj firme, mesohet se ajo kryesisht merret me bare dhe restorante, por edhe me aktivitete te tjera.

Te tre keto subjekte kane bere ofertat e tyre dhe tashme duhet pritur data 19 maj, kur atyre do t’u komunikohet rezultati i vleresimit te dokumentacionit ligjor dhe ofertes ekonomike./SHKODRA-SPORT.COM/