Skënderbeu është në momente ankthi dhe pritje duke numëruar orët deri në vendimin final të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në lidhje me pjesëmarrjen e korçarëve ose jo në Champions.

Janë momente tejet delikate, pasi nuk është vetëm pjesëmarrja ajo që do të vendoset, por do të shihet edhe mënyra sesi do të vijojnë politikat e klubit bardhekuq në lidhje me merkaton dhe, mbi të gjitha, me përgatitjen e Skënderbeut për edicionin e ardhshëm.

Pra, paraprakisht nuk është një vendim që do të shërbejë vetëm për klubin bardhekuq, por edhe për lojtarët, të cilët kërkojnë të shohin se si do të vijojë e ardhmja e tyre dhe nëse do të vijojnë të jenë ende pjesë e Skënderbeut apo jo.