Futbollisti shkodran Ansi Nika ka luajtur sërish si titullar në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në mes Teutës së tij dhe Besës së Kavajës. Ndeshja është luajtur në fushën e kësaj të fundit dhe është fituar nga kavajasit me rezultatin 1-0. Nika megjithatë ka qenë në fushë për 90 minuta duke dhënë maksimumin e tij megjithatë durrsakët nuk kanë arritur të marrin qoftë edhe një pikë të vetme në këtë ndeshje. Pavaresisht se tek skuadra durrsake nuk eshte me trajner Hasan Lika, ai qe e pelqente shume Niken si lojtar, edhe trajneri i ri qe ka ardhur- Gentian Begeja, vazhdon ta preferoje kete futbollist, natyrisht duke pare ate se çfare ai eshte ne gjendje te jape ne fushen e lojes.


Me ndeshjen Besa- Teuta kanë nisur ndeshjet e javës së katërt të Superligës të cilat do luhen sipas këtij kalendari:
Të shtunën
Luftëtari- Tirana          ora 14.00
Flamurtari-Shkumbini    ora 17.00
Të dielën
Kastrioti- Tomori         ora 14.00
Kukësi- Bylis               ora 14.00
Vllaznia- Apolonia        ora 17.00
Të hënën
Skënderbeu- Laçi       ora 19.00
Në shumë prej këtyre skuadrave në fakt ka futbollistë shkodranë ashtu si tek Teuta ku luan Ansi Nika. Kështu tek Tirana luan Gilman Lika, tek Luftëtari janë katër
shkodranë, Erind Selimaj, Alis Baci, Behar Ramadani e Jasmin Rraboshta, tek Kastrioti janë tre shkodranë: Olsi Gocaj, Arsen Sykaj dhe Stivi Shaba, tek Laçi po katër, Erjon
Vucaj, Valdano Nimani, Antonio Marku dhe Erjon Hoti ndersa tek Tomori luan Ervin Rexha tek Tomori. Siç shikohet kemi një dyndje shkodranët nëpër ekipet e Superligës që japin kontributin e tyre maksimal për to.
www.shkodrasport.com