Tashmë duket se po kthehet në trend largimi i futbollistëve nga kampionati shqiptar drejt atij kosovar. E nisur fillimisht nga trajnerë të ndryshëm të Superligës, në këtë merkato po shtohen me shpejtësi edhe lojtarët që zgjedhin ekipet kosovare për të vijuar karrierën e tyre.
Rradhën duket se e ka pikërisht Ansi Nika, me futbollistin e Laçit që është zyrtarizuar te Gjilani.
Është vetë lojtari që ka bërë publik lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku duket duke shtërnguar duart me zyrtarin e klubit kosovar.
27-vjeçari shkodran ka luajtur me klubet më të njohura në Shqipëri, ku para se të kalonte te kurbinasit ka qenë pjesë e Tiranës, Kukësit, Teutës dhe Vllaznisë.