Një tjetër klub që ka hedhur sytë nga Superiorja është klubi i Prishtinës, që mësohet se po interesohet për mesfushorin shkodran Ansi Nika. Siç raporton gazetaolle.com ditët e fundit ka pasur një kontakt mes tij dhe drejtuesve të klubit bardhekaltër, që i kanë shprehur interesimin e tyre anësorit që e mbylli sezonin me skuadrën e Laçit.
Detaje financiare nuk janë bërë të ditura, por ata i kanë ofruar 26-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare dhe presin një përgjigje nga shkodrani, i cili në Superiore ka luajtur edhe me Vllazninë, Teutën, Kukësin dhe Tiranën. Tashmë i mbetet lojtarit të vlerësojë ofertën e tyre dhe të marrë një vendim për të ardhmen.
© shkodrasport.com