Gjilani i Gentjan Mezanit, arriti të qëndronte në elitën e futbollit kosovar, teksa mposhti në “Play-Out”, Besën e Pejës.

Ndërkohë ditën e sotme, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi ka bërë publike largimin e plot 10 futbollistëve, mes tyre 5 futbollistë shqiptare, Ansi Nika, Endrien Magani, Vilson Lila, Kleidi Kocci dhe Vilfor Hysa.

Revolucioni në klub dukej i pashmangshëm, pas ecurisë negative në këtë sezon. Pas largimit të 10 futbollistëve, drejtuesit e Gjilanit kanë filluar të mendojnë për afrimet, teksa kohët e fundit janë lakuar emrat e disa futbollistëve të Flamurtarit të cilët mund t’iu bashkohen “skifterëve”.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Gjilani ndërpret bashkëpunimin me këta futbollistë

Gjilan, 07 Qershor-Pas përfundimit të edicionit, skuadra e Gjilanit ka vendosur ta ndërpres bashkëpunimin me futbollitstët të cilët bartën fanellën e klubit tonë prej edicioneve të mëherëshme dhe ai i kaluar.

Bëhet fjalë për Fisnik Papuqin i cili mbrojti ngjyrat e klubit tonë prej dy sezoneve, të cilin e falemnderojmë për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe kohore, të cilën sa ishte pjesë e klubit tonë.

Sport Club Gjilani, ju informon se ka mbyllur marrëveshjet edhe me futbollistët të cilët ishin transferuar vitin e kaluar në ekipin tonë. Jefferson Lopes, Wilber Perez, Ansi Nika, Endrien Magani, Vilson Lila, Kledi Koci, Vilfor Hysa, Shpend Asani dhe Semir Hadzibulic, janë futbollistët të cilët nuk do të vazhdojnë paraqitjet e tyre në klubin e Gjilanit. Klubi i falemnderon futbollistët e lartëcekur për kontributin e tyre gjatë këtij udhëtimi të edicionit që e lamë pas dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre.

Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës është në bisedime me pjesën tjetër të futbollistëve nga edicionet e kaluara, për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për të ardhmen.
Vlenë të theksohet se drejtuesit e klubit po vazhdojnë negociatat edhe me futbollistë të rinjë, ku po punohet për afrime të reja në skuadrën e Gjilanit dhe shumë shpejt pritet të ndodhin edhe zyrtarizime të tjera në kampin kuq e bardh.