Karriera e tij ka kaluar në disa ekipe të vendit por së fundi edhe në Kosovë, por tashmë 29 vjeçari mund të rikthehet aty ku e nisi, tek Vllaznia.
E ka nisur tek Ada, për të qenë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2009-2010, atëherë kur ishte vetëm 19 vjeç dhe më vonë, luajti me Teutën, Kukësin, Tiranën, Laçin, ndërsa në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Gjilanit në Kosovë.
Por tashmë, ai e ka mbyllur me gjilanasit dhe është vënë në kërkim të një ekipi të ri. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ekipi i Vllaznisë.
Kjo foto e publikuar në “insta story” nga mesfushori i Vllaznisë Ardit Krymi, flet vetë. Të dy sëbashku janë në fushën sportive “Reshit Rusi” në një çast pushimi sepse nga sa shihet, po zhvillojnë stërvitje individuale, ndonëse temperaturat kanë qenë të larta këto ditë.
© shkodrasport.com
Vllaznia ne fakt ende nuk ka levizur dhe pavaresisht disa zerave, ende nuk ka asnje firme te hedhur. Po ashtu, edhe vete Nika eshte ne Shkoder keto dite duke pushuar por edhe duke zhvilluar nje stervitje te lehte, per te mesuar me pas edhe per te ardhmen e tij.