Ansu Fati, talenti 16-vjeçar i Barcelonës, që shpërtheu në këtë fillim sezoni me dy gola në kampionat (në barazimin 2-2 me Osasunën dhe në fitoren 5-2 me Valencian), në muajin korrik ka firmosur kontratë profesionale me klubin “blaugrana”.
Marrëveshja është e vlefshme deri në vitin 2022, me opsionin e rinovimit edhe për dy vite të tjera dhe klauzolë largimi 100 milionë euro.
“Xhevahiri” i ri i La Masias ka përfituar një bonus prej 700 mijë eurosh në momentin e firmosjes së kontratës.
Sikurse zbulon “El Mundo Deportivo”, futbollisti 16-vjeçar do të ketë rritje graduale të pagës vit pas viti.
Si futbollist i akademisë, do të përfitojë nga 300 deri 600 mijë euro, ndërsa po të përfshihet në ekipin e parë, paga e tij do të luhatet nga 1 milion deri në 1.5 milion euro.
Paga si lojtar i akademisë
Viti i parë: 300.000 euro
Viti i dytë: 350.000 euro
Viti i tretë: 400.000 euro
Viti i katërt: 500.000 euro
Viti i pestë: 600.000 euro
Paga si lojtar i skuadrës së parë
Viti i parë: 1.000.000 euro
Viti i dytë: 1.250.000 euro
Viti i tretë: 1.500.000 euro