Barcelona ka promovuar në ekipin e parë talentin 17-vjeçar, Ansu Fati. Edhe pse sezonin e shkuar luajti pothuajse në çdo sfidë me ekipin e parë, Fati ende figuronte tek ekipet e moshave, për shkak se nuk i mbushte 18-vjeç pa u mbyllur sezoni.

Por këtë tetor, Fati i mbush 18-vjeç dhe kjo gjë i ka dhënë mundësinë Barcelonës t’i ofrojë kontratë tek ekipi A, të cilën Fati e ka firmosur. Në këtë kontratë të re, është vendosur një klauzolë lirimi prej 400 milion eurosh.

Ansu Fati do të mbajë numrin 22 te Barcelona, të cilin e la të lirë Arturo Vidal pas largimi tek Inter. Këtë numër, më parë e kanë mbajtur veshur edhe Eric Abidal dhe Dani Alves.

Ky lojtar konsiderohet me shume te ardhme dhe per kete arsye drejtuesit e Barcelones e kane blinduar me kontraten qe kane firmosur me te.