Tirana me shumë mundësi sërish do të ndryshojë formacionin për sfidën me Teutën. Ndaj durrsakëve do të mungojë Albano Aleksi. Mesfushori bardheblu është ndëshkuar me karton të kuq dhe do të mungojë në formacion.

Në ndryshim nga sfida e mëparshme, me shumë mundësi në fushë do të jetë Hila, së bashku me Deliun dhe Lushkjën.

Mbetet për t’u parë se cili nga lojtarët do të luajë në sulm dhe nëse Nikqi do të jetë titullar apo do të modifikohet sulmi.

Rimal Haxhiu ka fituar fanellën e titullarit, ndërsa nga ana tjetër, pjesa tjetër e ekipit do të jetë e njëjtë si në takimin me Kastriotin.

Bardheblutë, nga sot janë të plotë, duke u përgatitur për takimin e radhës në kampionat dhe atë në Kupën e Shqipërisë.