U lind më 1 korrik 1966 në Qyrsaq ,Vau Dejës,Shkodër.Kreu arsimin fillor e 8-vjecar në vendlindje, në vitet 1981-1982,vijoi shkollën e ulët të ndërtimit,ndërsa në periudhën   1982-1987 kreu shkollën e mesme të ndërtimit dhe elektromekanike.

Akti i kushëririt të tij,Donat Shkoza,i cili me makinën e Degës së Punëve të Brendshme,së bashku me Minella Andonin, thyen traun e doganës së Hanit të Hotit me 19 Janar 1988 si dhe burgosja politike e vellait te tij, Ilirit, nga sistemi diktatorial te asaj kohe ,ia ngushtuan hapësirat e punësimit,por edhe e nxiten te vijojë rebelimin ndaj sistemit.

Fillimet e vitit 1990 e gjejnë në aktivitet antikomunist,pjesëmarrës në hapjen e kishës katolike(mesha e pare e Dom Simon jubanit ne 4 Nentor te 1990) e xhamisë Plumbit në qytetin e Shkodrës me 15 Nentor 1990, me 6 Dhjetor me hapjen e kishës në Vau Dejës si dhe me 13 Dhjetor me rrezimin e bustit të Enver Hozhës para ish Komitetit Ekzekutiv të Rrethit. I evidentuar kundërshtar i regjimit dhe për t’i shpëtuar arrestimit,arratiset në Greqi me 14 dhjetor 1990.

Pak muaj pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 kthehet në vendlindje dhe angazhohet vullnetarisht në krijimin e bërthamave të para të xhudos.Këtë vit konkurroi dhe fitoi testet e pranimit në forcat speciale,ku qëndroi vetëm një vit,për t;u rikthyer në Shkodër që të organizonte punën për përhapjen e xhudos.Ka pasur pjesmarrje të madhe në shërbimet e Repartit të Ndërhyrjes së shpejte në Shkodër,është plagosur më 4 shkurt 1997 ,në Vlorë,në përballje me demostruesit;u përzgjodh nga komuniteti i Vau-Dejes për menaxhimin e situatës së gjendjes së jashtzakonshme gjatë rrëmujave të atij viti.

Kur ishte në emigracion në Romë, Miri Mesmer e para në Judo nga Mjeshtri 6 Dan Angello Boshetti ( 3 Dan me ate kohe). Ne ndjekjen e trainimeve te vazhdueshme me 1997 iu akordua nga CONI FIJLCAM Rripi I Zi Dan. Hapi Palestren e Pare te Judo-s ne Shqiperi me 1993 ne Vau- Dejes duke ndertuar ekipet e Vllaznise e Vau- Dejes si dhe kontriboi me promovimin e Judo- s dhe Elementet e Mbrojtjes per sa kohë qëndroi në forcat speciale në Tiranë dhe në shërbimet e policisë në Puke e Shkoder. Në 1994 se bashku me bashkpunetoret Labo Çapo dhe Dashamir Xhixha organizuan Kampionatin e parë kombëtar në nivel Shoqate ne Vau- Dejës.
Në 1995 ishte ndër organizatorët kryesorë për pjesëmarrjen e parë të Judos Shqiptare (femra dhe meshkuj) ne Kampionatin Ballkanik për pionerë në Suboticë,Vojvodinë,Serbi, duke Drejtor ekipin se bashku me Labo Çapo e Marin Prenga, ku te gjithe Judistet Perfaqesues ishin nga Vau- Dejes e Shkoder. Nje kontribut të madh për këtë pjesmarrje dha sportdashësi dhe admiruesi I Judo-s, Geg Jakini.

Në vitin 1997 mbas pjesmarrjes në disa turne si Trainer i ekipit kombëtar në Celano, Besfor, Izmir, Monte Carlo etj, bashkë me Labo Çapo përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Judo, në Lojrat Olimpike Mesdhetare Bari dhe u vlersua maksimalisht për përballjen me kampionin olimpik Diamel Boruas për ndeshjen e të cilit shkruajti dhe revista Italiane Samurai.

Në 1998 përfaqësoi policinë Shqiptare në kongresin dhe kampionatin e parë Botërorë të Judos për Policinë,zhvilluar në Kuvait bashkë me Çapon.
Ne 1999 Ishte kandidat i përzgjedhur nga Komiteti Olimpik për pjesmarrje në Lojrat Olimpike Sidney 2000, por aksidentalisht dëmtoi kolonën vertebrore në stërvitje dhe u paralizua,sot është tetraplegjik;
Më 2010 i jepet titulli mjeshtër 6 Dan”i Judo-s i njohur nga organizmat nderkombetare si dhe FSHJ. Trainer i ekipit kombetar shqiptar në periudhën 1993-1999

Ekipet nen drejtimin e tij u shpallen Ekipe kampione kombetare në “judo” nga viti 1994 e deri 2011. Nxënësit e tij përfaqësuan gjatë kétyre viteve Shqipeërinë në Aktivitete Zyrtare Ballkanike, Evropiane, Botërore, Olimpike.
Mbas një shkeputjeje 3 vjeçare ( 2012- 2015) i rikthehen vazhdimësisë në përfaqësime Zyrtare me Judistë të ekipit të Vllaznise tashme mbeshtetur nga Femijet e tij dhe bashkpunëtor të tjerë të ngushtë.

Ka përkthyer në Shqip e botuar me lejen e autorëve librat Italianë :”Mësoj Judo”, “Judo Kata”; “Rregullat e Judos”; “Kualifikimi në Kyu e Dan”; “Tabela Teknike” duke vene këto materiale si bazë e novojshme në shërbim të Judo-s në Shqiperi.

I mbështetur nga mjeshtri i tij Italian, Angelo Boschetti 6 Dan aktor të ndryshëm e drejtuesit e FSHJ ka themeluar në Vau-Dejës,”Akademi Albania Judo Kodokan” në vitin 2007.

Për vlerat e tij njerzore dhe kontributin e pacmuar për zhvillimin cilësor të Judos është nderuar:
– Me vlersimin teknik nga Federata e Turqisë (për Xhudon); Diploma mirënjohjeje nga Federatat e Judos së shteteve Itali,Greqi,Ish Jugusllavi, Turqi, Francë, Kuvait,Montenegro,Kroaci,Bosnjë,Kosovë,dhe Korpusi  i Paqes së SHBA etj ku në sajë te bashkpunimit të ngushtë shkëmbehen eksperiencat në do dobi të ekipeve
– Mirënjohje të veçantë për kontributin për përhapjen e sportit të Judo-s, nga Federata BotëRore e Judo- s me president Marius
– Shpallur trajneri më i mirë i vitit nga “Sportklub Vllaznija” dhe Bashkia e Shkodres për periudhën 2002-2012;
– Qytetar nderi i Vau-Dejës më 2002;
– “Mirënjohja e Shtetit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë,më 2006 si themelues I Judos Shqiptare.
– Ka nje kontribut te Vecante per njohjen nga qeveria te Judos si sport elitar.
– Medalje nga MTRKS;
– Anëtar i Këshillit Kombëtar i Sporteve,pranë MTRKS,më 2009;
– Një rrugë në Vau-Dejës mban emrin e tij që nga viti 2009.

Ka bashkpunime të ngushta me shume Klube në Evrope dhe nje mbeshtjete të veçantë ka dhe nga Klubi M.J.C Londer me Trainerin Dougles Doug dhe Mjeshtri Anton Cena.
Epiqender e gjithë misionit të tij janë Grupmoshat.