Emocionet e asaj paraditje të këtij shkurti të lagësht do të mbahen mend gjatë. Një pallat i tërë sporti i ngritur në këmbë duke duartokitur atë, me siguri që është një eveniment i veëantë. Anton Shkoza i ulur aty në karrocën e tij të invalidit gjysëm i përlotur ka përcjellë një ndjesi të veçantë. Korab Llazani, përfaqësues i Ministrisë i ka dhënë atij Medaljen e Artë akorduar nga ky institucion. Motivacioni ka qenë i thjeshtë: për merita të shquara në zhvillimin e sportit të xhudos në vendin tonë. Më pas një aktivitet i zhvilluar e që do të jetë i përvitshëm me emrin e tij. I ngazëllyer normalisht Antoni ka premtuar se një nderim i tillë do ta bëjë atë të punojë deri në pikën e fundit për këtë sport. Aktualisht 36 vjeçar ai mendon se ka shumë për të bërë për xhudon. Pse jo duke e menduar veten sërish larg karrocës që kërkon ta mbajë për vete.
-Karriera; kampioni, trajneri dhe specialisti i rrallë
Artet marciale dhe veëanërisht xhudoja do të ishin jeta e Anton Shkozës. Ndonëse për disa vite me rradhë ai është efektiv i forcave të rendit, sërish do të bjerë në sy si sportist. Në vitin 1996 merr pjesë në kampionatin botëror të policisë zhvilluar në Kuvajt duke merituar Medalje Bronxi. Ndërsa në Lojërat Mesdhetare të Barit në vitin 1997 bën një paraqitje dinjitoze dhe arrin të mund kampionin olimpik, megjithëse gjyqtaria nuk u konsideron atë fitues. Në aktivitetet kombëtar, nuk merr pjesë dhe arsyeja ishte e thjeshtë. “Në garat këtu merrnin pjesë sportistët që unë stërvisja, ata të cilët u kisha mësuar këtë sport dhe normalisht ndaj tyre mund të fitoja. Por kjo do t’i ulte ata moralisht, për rrjedhojë kam luajtur vetëm rolin e trajnerit”- shpjegon Anton Shkoza. Me inisiativën e tij personale, arrin të zhvillojë në Vau të Dejës në vitin 1994 kampionatin e parë kombëtar. Që prej atij viti e deri në vitin 2000 titujt kampion i përkasin vetëm ekipeve të Vllaznisë. Ai stërvit madje edhe vajzat duke qenë shumë i veëantë në këtë disiplinë. Aksidenti i ndodhur për shumëkënd ishte fundi i karrierës sportive të këtij njeriu me vullnet “të hekurt. Ashtu i ulur në karrocën e invalidit, ka vijuar të jetë ëdo ditë në stërvitje, të udhëzojë e të drejtojë ata që i kishte rritur me duart e veta në këtë sport burrëror.
-Njohja e Antonit me sportin e xhudos
Mund të ketë qenë rastësi por ndoshta edhe një kërkesë e tij për të zbuluar ëfarë është ky sport i panjohur deri atëherë për shqiptarët. Në vitin 1990 kalon kufirin në mënyë ilegale duke mos u pajtuar me rregjimin e asaj kohe. Vendoset në Greqi ku merr strehim politik dhe gjatë qëndrimit në shtetin helen vendos të njohë këtë sport. E kërkon dhe e gjen. “Me xhudon jam lidhur krejt rastësisht. Ndoshta ngaqë ishte një sport që i ngjante mundjes. Me këtë të fundit kishte kohë që ushtrohej djali i axhës Denad Shkoza, ish-kampion kombëtar. Në një situatë të tillë filloi dhe ushtrimi im me artet marciale, fillimisht në Greqi e pastaj edhe një vit tjetër në Itali”- rrëfen Antoni. Gradualisht jeta e këtij të riu do të lidhej me këtë sport. Ai nuk mund të mbetej vetëm me ushtrimin në mënyrë individuale. Njohja me Labo ëapon dhe Dashamir Xhixhën e nxisin Antonin të ngrejë palestrën e parë të xhudos në Vau të Dejës, vendbanimi i tij, palestër kjo që do ishte njëkohësisht e para në vendin tonë. Nuk bëhet fjalë për ambjente të mëdha e funksionale por palestër bëhet shtëpia e tij. Xhudoja tashmë ishte bërë pjestare e familjes Shkoza. Aty ëdo ditë stërviteshin 4 ekipe dhe bukuria është se Antoni nuk e konsideronte këtë inisiativë private por ekipet i inkuadron në klubin Vllaznia. “Ishte kënaqësi e madhe të përfaqësoja Shkodrën dhe Vllazninë në çdo aktivitet kombëtar dhe ndëkombëtar”- thotë ai.
-Aksidenti….
Ka ndodhur diku andej nga mesi i vitit 1999. Në një ditë të bukur, në një matje forcash mes vëllezërish në tapet. Antoni dhe Iliri, dy vëllezërit e familjes Shkoza kanë qenë sëbashku duke u ushtruar në një dyluftim, atëherë kur ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Një hapje tapetit dhe koka e zënë diku keq aty mes tij, ka bërë që Antoni të mbetet i paralizur. Dëmtimi i disa unazave të shtyllës kurrizore e kanë bërë atë të humb “jetën normale”. Prej gati 5 vitesh gjendet në një karrocë invalidësh por kjo gjë nuk e ka ligështuar. Ka provuar të mjekohet në disa prej klinikave më në zë të kontinentit por këshilla e vetme e mjekëve ka qenë ushtrimi i tij. Dhe këtu nis për së dyti jeta e këtij kampioni të pathyeshëm. Në fillim pak lëvizje të trupit, pastaj diëka me duart dhe përmirësimi është i dukshëm. Aq sa edhe vetë Antoni është optimist se një ditë do të kthehet të jetojë ashtu si më parë. Duke tretur diku karrocën për të “veshur këpucët e reja” dhe për të filluar ecjen normale. Vuajtjet kanë qenë të mëdha, por asnjëherë Anton Shkoza nuk ka malkuar veten pse zgjodhi këtë sport. Përkundrazi është i gëzuar që emri i tij do të mbesë diku i shkruar për meritat që ka në këtë sport. Ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë dhe të treve u ka futur në gjak xhudon. Madje edhe djalit të vogël që sapo ka festuar 5-vjetorin e lindjes. Shtëpia e tij vazhdon të jetë palestra e stërvitjes ndërkohë që vetë Antoni me një përmirësim të mëtejshëm të shëndetit të tij ka në plane të tjera projekte. Duke dashur të thuash diëka për këtë njeri të rrallë natyrisht që nuk mund të harrosh pa përmendur Rolandin dhe Edmondin. Janë dy nipërit e Antonit ata që i janë gjithnjë pranë dajës së tyre. Në ëdo nevojë, në ëdo stërvitje e kudo tjetër. Të dy ata janë edhe kampionë të padiskutueshëm në xhudo por mbi të gjitha janë “kampionë” në mirësjelljen me një njeri që ka më shumë se kurrë nevojë për qëndrim pranë.
-Antoni edhe botues librash
Sportit të xhudos Medalisti i Artë i ka hyrë si i thonë me rrënjë. Përveëse sportist, trajner e specialist, emri i Anton Shkozës njihet si studiues dhe botues i disa librave dhe teksteve për xhudon dhe artet marciale. Përkthimi i tyre është bërë nga literatura bashkëkohore duke u dhënë mundësi sportistëve dhe trajnerëve të njihen me metodat e stërvitjes dhë ushtrimit të këtij sporti. E veçanta e kësaj është se gjithë kjo punë voluminoze është bërë pas aksidentimit të tij. Kushdo që ka vizituar shtëpinë e tij në Vau të Dejës dhe ka parë Antonin të punojë në kompjuter është mrekulluar. Një mjet i shpikur prej vetë atij, i montuar në dorën thuajse krejt të paralizuar shtyp një e nga një gërmat në tastierë. Kisha dëgjuar një shprehje që edhe durimi e ka një kufi por Anton Shkoza kishte thyer çdo të tillë. Mënyra si e ka bërë kompjuterin t’i bindet është një “teknologji” më vete. Të tjerat janë gjëra të lehta për vullnetin që e karakterizon ish-instruktorin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Shkodrës. Ndihmesa e tij në këtë fushë është e veçantë duke pasë parasysh faktin se është një sport i panjohur në vendin tonë. Megjithatë kampioni ynë premton se nuk do mbetet me kaq. Për xhudon do punojë deri në fundin e jetës së tij. Prandaj dhe Anton Shkoza mbetet një emblemë e sportit shqiptar. Për të cilin është pak të shkruash disa rradhë. Megjithatë kjo është njëfarë mirënjohje për atë ëfarë ai ka bërë për këtë sport.
Gjergj KOLA