Tre vitet larg trofeve e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Massimilliano Allegrit tek Juventusi.
Besohet se ky sezon do të jetë i fundit tek italianët, drejtuesit e të cilëve kanë menduar për rikthimin e Antonio Contes.
Tekniku nga Lecce vijon pa ekip dhe torinezët e konsiderojnë si favoritin për të ardhmen e stolit, i cili la shenjë në të kaluarën me tre Scudetto të fituar dhe dy Superkupa të Italisë.
Sipas informacioneve të fundit, bardhezinjtë po mendojnë fillimin e negociatave me trainerin 54 vjeçar, i cili mund të shëndërrohet në një ndër surprizat e merkatos verore.
Një avantazh për Juventusin është fakti se Antonio Conte është pa ekip, i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit. Gjithsesi pavarësisht ulje-ngritjeve të cilat konsiderohen normale në futboll, besohet se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të rikthehet shumë shpejt aty ku e meriton , sidomos nëse ishi i Interit do të vihet përsëri në krye të stolit.