Antonio Conte beson se do të ishte sukses nëse skuadra e tij mbaron në top-katërshe këtë sezon. Chelsea përballet me Stoke Cityn këtë fundjavë në Premier League, teksa ”Të Kaltërit” janë 16 pikë mbrapa liderit, Man Cityt. Megjithatë, ndërmjet vendit të dytë dhe Chelseat janë vetëm gjashtë pikë diferencë.

Dhe Conte beson se niveli i konkurrencës në Angli i bën klubet që të ndihen të suksesshme nëse përfundojnë në top-katërshe.