Të shtunën, Juventusi pret Napolin dhe trajnerin e tyre të ri Antonio Conte, i cili bëri emër si lojtar dhe trajner në Torino. Në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes, Conte kujtoi se çfarë do të thoshte kjo lojë për të.

“Historia ime është rreth 13 vjet të kaluara në Juventus si lojtar, ku unë isha kapiten dhe ku fituam gjithçka”.

“Kam pasur mundësinë të bëj tre vite si trajner në një moment të vështirë dhe të nis një cikël fitimtar. Unë jam pjesë e historisë së Juventusit për atë që kam dhënë”.

“Është e pashmangshme që si lojtar është më e lehtë të zgjedhësh rrugën tënde, pastaj si trajner e ke shumë të vështirë të vendosësh rrugën tënde”.

“Gjithmonë i kam nderuar vendet ku kam trajnuar. Sot kam kënaqësinë e pamasë të stërvit një klub si Napoli, për mua, i lindur në jug, është krenari dhe kënaqësi”.

“Për mua do të jetë emocionuese të kthehem në atë stadium, ashtu si pas disa vitesh do të jetë emocionuese të përballem sërish me Napolin si kundërshtar”, deklaroi Conte.

Pas katër ndeshjeve të Serisë A , Napoli është një pikë para Juventusin, me të dyja skuadrat që zënë vend në top katërshe. /Telegrafi/