Prej kohesh ka pritur momentin e tij dhe ai duket se ka ardhur. Antonio Delaj te merkuren e ardhshme pritet te jete titullar nga minuta e pare ne ndeshjen e kampionatit ndaj kampiones ne fuqi te vendit- Egnatias. Sulmuesi anesore u provua ne formacionin e pare dje ne miqesoren ndaj Otrant dhe kjo te le te mendosh nje gje te tille edhe per sfiden e pas kater diteve.

Nje zgjedhje deri diku e detyrueshme e trajnerit Brdariç ngaqe per kete perballje do t’i mungojne Dodaj per arsye te ndeshkimit me karton te kuq ne ndeshjen e kaluar ndaj Skenderbeut dhe po ashtu edhe Gruda e Çoba per arsye demtimesh.

Ne keto rrethana, ka ardhur momenti i Delajt qe ne fakt duhej te kishte luajtur me heret. Ai gjate gjithe kesaj periudhes se fundit ka kaluar nje forme te mire sportive dhe kete e ka treguar edhe ne ndeshjet miqesore qe ekipi ka zhvilluar duke shenuar rregullisht ne to. 4

Madje para ndeshjes me Skenderbeun, trajneri Brdariç i pyetur ne lidhje me kete lojtar u shpreh se kishte menduar diçka per te. Por ne Korçe dalja e Dodajt me te kuqe qe ne pjesen e pare i prishi te gjitha planet. Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe me Delajn ne ndeshjen e se merkures.

Gjasat jane qe ai ta nise si titullar dhe kjo do te ishte dhurata me e mire per te me rastin e 21 vjetorit te lindjes se tij, pervjetor te cilin e ka festuar diten e djeshme-/www.shkodrasport.com/