Nese ka futbollist te ri te Vllaznia qe mund te çoje ne kembe tifozet kuqeblu me veprimet e tij ne fushen e lojes, ai mund te jete vetem Antonio Delaj. Nje sulmues anesor i cili ka te gjithe parametrat per t’u bere nje lojtar cilesor, por per ta bere kete gje, i duhet me shume hapesire.
Futbollisti qe pas diçka me pak se nje muaji mbush 20 vjeç, eshte produkt i Akademise Vllaznia dhe drejtuesit e klubit kane nder mend te investojne tek ai sepse e shohin nje element te perspektives, por kete gje duhet te beje edhe stafi teknik.
Sa per informacion, pasditen e djeshme ne Lezhe eshte luajtur ndeshja miqesore ne mes ekipit te Beselidhjes dhe Vllaznise U21 e cila eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1. Golin e vetem per kuqeblute e ka shenuar pikerisht Delaj.
Por burime te gazetes bejne te ditur se Delaj nuk eshte mjaftuar vetem me golin sepse ka bere gjithçka mire ne kete ndeshje duke fituar vemendjen e kundershtarit por edhe te pranishmeve ne stadium.
Nje sulmues qe i kalon kundershtaret si te ishin “piketa”, fale shpejtesise dhe teknikes qe posedon. Por Antonio Delaj nuk duhet te kenaqet me aktivizimin te ekipin U21. Atij i duhet dhene me shume hapesire tek ekipi i pare sepse siç thote edhe Vioresin Sinani, “eshte nje futbollist qe mund te çoje publikun ne kembe”./SHKODRA-SPORT.COM/