Fitorja ndaj Monzës mund të shërbejë për të zbutur gjakrat, por duket se Antonio Konte e ka vendosur që të largohet në fundin e sezonit nga Napoli.
“E kam kuptuar që këtu nuk mund të bëhen disa gjëra”, tha ai në konferencën përpara Monzës, duke iu referuar sjelljeve të presidentit. Megjithatë, pas Monzës, ka thënë se ai është një trajner ambicioz.
“Unë dua të shkoj në skuadra që luftojnë për titullin kampion, në të kundërt nuk pajtohem me realitetin”, sqaroi ai.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e De Laurentisit, i cili ka thënë se gjërat diskutohen në fundin e sezonit, sepse tani do të krijonin polemika.