Vllaznia ka nisur qe prej se henes seaancat stervitore dhe pergatitjet per ndeshjet europiane dhe ne rradhet e kesaj skuadre gjate ketyre diteve ka qene edhe nje futbollist i ri, i ardhur nga Italia.

Emri i tij ishte Antonio dhe vetem kaq te thonin te gjithe pjestaret e skuadres. Po kush eshte ai ne fakt? Gazeta “Shkodra Sport” ka shkruar per te ne janar te ketij viti, duke i kushtuar disa rreshta per profilin e tij si futbollist.

Antonio Leka, 18 vjeçari shkodran që pritet të shpërthejë në Itali me ekipin e Pontederës

Antonio Leka ka ardhur per t’u provuar tek Vllaznia dhe sigurisht qe po tenton te beje me te miren e tij per te bindur stafin drejtues te saj, sepse endrra e tij dhe e te atit padyshim qe kjo ka qene gjithmone, pavaresisht se ka lindur dhe jeton ne Itali.

Nderkohe, skuadra me te cilin ai e ka mbyllur sezonin e fundit, pikerisht Pontedera FC i ka ofruar edhe firmosjen e kontrates profesioniste, megjithate po sheh fillimisht opsionin e Vllaznise dhe me pas do te vendose./www.shkodrasport.com/