Diten e djeshme zyrtarizoi largimin nga Vllaznia, ndersa sot beri te njejten gje me ekipin e tij te ri. Mbrojtesi shkodran Antonio Marku nga sot eshte zyrtarisht pjese e ekipit FC Drenica te Kosove.

Lojtari ka mberritur qe dje ne Kosove dhe ka mbyllur gjithçka sa i takon marreveshjes dhe me pas firmes ne kontrate, ndersa pak minuta me pare ka pozuar me fanellen e ekipit te tij te ri.

Marku do te jete ne dispozicion te trajnerit Lushtaku qe ne ndeshjen e neserme qe Drenica do te luaje ne transferte ndaj ekipit kampion te Ferronikelit.

Ai e ka marre me shume deshire kete aventure te re, ndoshta edhe per te treguar se ka ende per te dhene nga vetja e tij, pavaresisht se tek Vllaznia nuk e vleresuan ashtu si duhet dhe prandaj ndarja me te nuk ishte ajo e duhura.

Megjithate per Antonion tashme nis nje aventure e re dhe padyshim qe i urojme suksese me te.
www.shkodrasport.com