Pas krahut të djathtë, Vllaznisë mund t’I shkatërrohet edhe I majti I mbrojtjes. Kjo ngaqë pas largimit të Dritan Smajlit që ka luajtur më parë në të djathtë të këtij reparti, shumë pranë largimit duket edhe Antonio Marku që ka luajtur në krahun tjetër. Destinacioni I tij I ardhshëm duket se do jetë Tirana. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai ka kontaktuar me trajnerin Nevil Dede dhe administratorin Krenar Alimehmeti dhe tashmë çdo gjë është thuajse e kryer. Ka mbetur vetëm firmosja e kontratës dhe të hënën pasdite 21 vjeçari shkodran mendohet të zhvillojë stërvitjen e parë me bardheblutë. Kjo bëhet punë e kryer tashmë dhe mbetet vetëm realizimi I kësaj transferte. Me largimin edhe të këtij futbollisti, Vllaznia humb një tjetër lojtar dhe kaosi tek ajo duket se shtohet edhe më tepër. Në vend që të vijnë përforcime në merkato, lojtarët vazhdojnë të largohen nga Shkodra dhe ky nuk është një sinjal I mirë për drejtuesit e saj.
Tirana. Në fakt kontaktet me këtë skuadër kanë kohë që kanë nisur. Ka qenë “Gazeta e Sportit” e para që bëri publik interesin e bardhebluve për mbrojtësin shkodran. Megjithatë veç atij interesimi të momentit, gjërat mbeten në vend- numëro. Por vetëm për pak ditë. Gjatë kësaj periudhe, për Markun ka patur oferta edhe nga Partizani madje edhe nga Skënderbeu. Nga ana tjetër, Vllaznia e kishte në planet e saj si lojtar titullar për sezonin e ri. Megjithatë asnjëra nga këto skuadra nuk arritën t’ia mbushin mendjen atij. Antonio Marku duket se ka zgjedhur Tiranën për të vazhduar karrierën e tij. Ajo mund të bëhet kësisoj skuadra e katërt për të në karrierën e tij pas Dinamos, Laçit dhe Vllaznisë. dy- tre ditët e fundit janë intensifikuar kontaktet me drejtuesit e klubit më me shumë trofe në futbollin shqiptar. është biseduar me trajnerin Dede që ka shprehur dëshirën e tij për ta patur në skuadër këtë futbollist dhe po ashtu edhe administratorin Alimehmeti me të cilin duket se nuk do jetë problem rënia dakord për kushtet e kontratës. Në të tilla pozita tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi I kësaj transferte. Firma pritet të hidhet paraditen e nesërme dhe pasdite ndërkohë Antonio Marku pritet të zhvillojë stërvitjen e tij të parë me Tiranën. Vetë futbollisti dje nuk ka patur dëshirë dje të flasë në lidhje me këtë lëvizje megjithatë burime pranë tij bëjnë të ditur se një nga arsyet kryesore që e detyrojnë atë të lërë Vllazninë, përveç emrit të madh të Tiranës, është edhe vazhdimi I shkollës së lartë në kryeqytet ku është I rregjistruar prej dy vitesh në një nga fakultetet e Universitetit shtetëror.
Vllaznia. Nëse u largua Smajli, një nga problemet aktuale të Vllaznisë ishtë moszëvendësimi I tij. Por problemet shtohen për këtë skuadër. Tashmë është shumë pranë largimit edhe Marku. Më parë është lënë I lirë edhe vlonjati Begaj që ka luajtur edhe ai në krahun e majtë të mbrojtjes. Po ashtu,”u prenotua” për këtë pozicion edhe malazezi Novoviç megjithatë edhe ai me shumë mundëis nuk do vijë në Shkodër. Situata kësisoj nuk është aspak optimiste për të ardhmen. Drejtuesit e Vllaznisë çdo ditë flasin për afrime cilësore dhe për një skuadër kampione por realiteti është ndryshe. Asaj po I largohen lojtarët cilësorë dhe kjo nuk është aspak një shenjë e mirë.
Gjergj KOLA