Shqipëria e femrave do të duhej të luante një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kenias por në momentet e fundit, për çështje buroktratike, takimi është anuluar.

Burime për RTSH Sport konfirmojnë se sfida mes ekipit të Armir Grimës dhe vajzave nga vendi afrikan, ishte caktuar për t’u zhvilluar këtë mesjavë në “Elbasan Arena” pasi dy federatat ranë dakort për një gjë të tillë në kongresin e FIFA-s që u zhvillua një muaj më parë në Ruanda, por vonesat në aplikimin për viza e bënë të pamundur udhëtimin e vajzave nekiane drejt Shqipërisë.

Për shkak të mungesës së organizimit dhe grumbullim it të skuadrës në kohë rekord, federata keniane nuk arriti ta dërgonte kërkesën 15 ditë përpara në ambasadën shqiptare në Kajro të Egjiptit.

Dhe në këtë mënyrë, sfida që do të testontë vajzat kuqezi me një rival interesant, është sfumuar. Pak ditë më parë, ekipi kuqezi i Armir Grimës fitoi 3-1 kundër Maqedonisë së Veriut.