“France Football” sot ka njoftuar vendimin e tyre për të mos dhënë çmimin e “Topit të Artë” 2020.

Me situatën e krijuar nga COVID-19, prestigjiozja franceze e ka parë të paarsyeshme dhurimin e çmimit më të madh individual për futbollistët.

Me paraqitjet deri më tani, Robert Lewandowski ka kryesuar listën e favoritëve për të fituar Topin e Artë.

Polaku kishte pas Cristiano Ronaldon, me renditjen që vazhdonte me Lionel Messin dhe Karim Benzeman.

Favoritët për Topin e Artë:

Robert Lewandowski në vitin 2020: 21 gola, katër asistime

Cristiano Ronaldo: 20 gola, pesë asistime

Lionel Messi: 15 gola, 17 asistime

Karim Benzema: 10 gola, katër asistime