Pushteti lokal e ka per detyre qe nder te tjera te financoje edhe sportin dhe kjo gje ndodh thuajse ne te gjitha Bashkite e vendit. Themi thuajse ne te gjitha sepse mesa duket ka edhe prej atyre qe nuk e bejne kete gje.

Te pakten keshtu pretendon nje njeri i sportit, pikerisht presidenti i “Basania FC” Ermir Shimaj, i cili duke iu referuar shkrimit te djeshem te “Shkodra Sport” per menyren e ndarjes se 440 milione lekeve te akorduar nga Bashkia Shkoder per shoqatat sportive per vitin 2024, ka ngritur nje shqetesim mese te drejte.

Permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale, shoqeruar edhe me nje screen shot te lajmit tone, ngre shqetesimin e tij kur shkruan:

“440 milionë lek/vit (të vjetra) Bashkia Shkodër për sportin. Mbi 150 milionë lek/vit (të vjetra) Bashkia Malësi e Madhe për sportin. Po ashtu, afër 150 milionë lek/vit (të vjetra) Bashkia Pukë për sportin. Po bashkia Vau Dejës???!!!”

Pikerisht nisur nga kjo, gazeta tentoi te hyje ne websitin zyrtar te Bashkise Vau Dejes per te mesuar me shume ne lidhje me buxhetin e vitit 2024, por ne te nuk gjetem asgje. Mbase nisur edhe nga kjo, ka ardhur ky reagim i presidentit te Basanias Ermir Shimaj i cili prej me shume se tre vitesh drejton kete klub, duke marre persiper te gjitha shpenzimet, por pa patur as me te voglen mbeshtetjen nga pushteti lokal./SHKODRA-SPORT.COM/