www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Apeli “i prish humorin” Vllaznisë. I kthen tre pikët Flamurtarit
Apeli “i prish humorin” Vllaznisë. I kthen tre pikët Flamurtarit
Ende nuk është zbardhur përfundimisht por Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, merret vesh që në mbledhjen e tij të fundit që ka përfunduar pak çaste më parë, ka vendosur që t’i kthejë tre pikët e hequra nga Disiplina ekipit të Flamurtarit në ndeshjet e kupës. Në këtë mënyrë, nëse deri më sot, skuadra vlonjate ka patur 1 pikë në renditje, pas kthimit të këtyre tre pikëve është ngjitur edhe ajo në kuotën e 4 pikëve. Po aq sa edhe Vllaznia. Ndryshimi është se Flamurtari në tre ndeshjet e mbetura, dy do t’i luajë në Vlorë ndaj Laçit dhe Skënderbeut ndërsa tjetrën në Shkodër. Kuqeblutë nga ana e tyre, do kenë këtë ndeshje në “Loro Boriçi” dhe dy të tjera në transfertë. Në këtë mënyrë, nëse deri sot drejtuesit dhe futbollistët e Vllaznisë kishin shumë shpresa për kalimin në gjysmëfinale, këto shpresa tashmë janë venitur disi megjithatë në lojë janë edhe 9 pikë dhe nëse ata luajnë si ndaj Skënderbeut, edhe mund të kalojnë në turin tjetër. Vendimi i sotëm i Komisionit të Apelit në fakt lë diçka për të dyshuar sepse ndryshe vendos Disiplina për shkeljet e rregullores dhe ndryshe ai i Apelit. A thua se këto dy komisione nuk kanë të njëjtat rregullore në tavolinë.