Në emisionin “Elite Show”, në SuperSport foli presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Numri një i kuqezinjve theksoi se për të është një dështim që skuadra nuk ia doli të ngjitej në Superiore, por theksoi gjithashtu se në Shqipëri nuk luhet vetëm në fushën e futbollit. Ndër të tjera, Idrizi u shpreh se sporti duhet trajtuar si një problem social dhe ekonomik që të ndryshojë për mirë në Shqipëri.

Dhuna në stadiume? “Është çështje sistemi, në Shqipëri ndryshon vetëm kapelja. Ne jemi karikaturë e çdo gjëje, këta jemi. Në futbollin shqiptar kemi sistem revizionist, nuk ka ndryshuar asgjë në seriozitetin e garës. Në 30 vitet kemi dështuar në art, sport dhe drejtimin e shoqërisë”.

Pse këtu Flamurtari që e mbylli sezonin në vendin e tretë në Kategorinë e Parë? “Është një dështim, por me aq lekë sa ka shpenzuar PSG do të ishte superfuqi, investimi në para nuk është gjithçka. Kjo është pjesë e futbollit, nuk them dot që Batha me shokë nuk e bën detyrën. Prisnim më shumë, por në Shqipëri nuk luhet vetëm në fushën e futbollit”.

Zëri juaj dëgjohet në vendimmarrje? “Varet shumë nga politika e shtetit, nëse sporti nuk është problem social dhe ekonomik është e kotë që lodhemi”.

Ndeshja Laçi-Flamurtari? “Ndeshjen Laçi e fitoi me meritë dhe e humbën ne. Përgjegjësia është e lojtarëve dhe stafit teknik, organizimi ishte katastrofë. Janë hedhur shumë sende nga të dyja tifozeritë dhe ndeshja nuk u ndërpre. U ndërpre kur vlonjatët shanë arbitrin nga gruaja, FSHF do të mbledhë Komisionin dhe do të dënojë me gjoba. Por, nuk aplikojnë ligjet me dënime me burg për gjashtë muaj”.

Konfirmim stafit teknik- “Kam nevojë të marrë frymë. Buxheti? Buxheti nuk do të preket. Luajmë më ndershëm nga të gjithë dhe jo në tavolina. Vendi i parë në Kategorinë e Parë fiton dyfishin e penalltive, dihet kush fiton që në fillim dhe vjen nga kreu, i atij që është zëvendëspresidenti i UEFA-s.