Ekipi i Vllaznisë në volejboll me para të rejat pak ditë më parë kanë marrë edhe trofeun e tretë rradhazi por ajo që është shumë e çuditshmne është vendi ku zhvillojnë stërvitjen këto sportiste të reja në moshë.

Në një vëzhgim të bërë nga Star Plus Tv palestra e shkollës “Skënderbeg” ka shumë mangësi dhe këtë e pranojnë vetë edhe trajneri Ferdinand Bardeli i cili shprehet se kushtët janë skandaloze.

Vajzat e moshave të ndryshme janë të detyruara të stërviten në një ambient që ska ajrim, me plot lagështirë ku dhoma e zhveshjes është aspak e përshtatshme e shumë mangësi të tjera por që janë thelbësore për këtë sport.

Më tej Bardeli bën me dije së bashkia Shkodër i ka vizituar disa herë dhe janë në dijeni të kushteve ku stërviten por deri më tani asnjë masë nuk është marrë. Ndërkohë zëvëndës trajnerja Ana Gjelaj shprehet se Vllaznia në tërësi është mësuar tashmë të nxjerrë talentë në kushte të vështira.

Dy trajnerët e këtij ekipi kanë një apel për bashkinë Shkodër që të hedhin sytë edhe nga sportet e tjera që marrin trofe të njëpasnjëshme e jo vetëm tek futbolli.

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për paratërejat pavarësihst këtyre problematikave kanë arritur që në tre vite me rradhë të marrë trofe të ndryshëm.