Vllaznia e femrave ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj ekipit të Gramshit, në takimin e luajtur në Tiranë. Skuadra shkodrane e dominoi në të gjitha drejtimet këtë përballje, duke treguar një nivel shumë më të lartë sesa ekipi kundërshtar. Golat për Vllazninë u shënuan nga Jones, kapitenja Franja dhe Megi Doçi me 11-metërsh.

Por ndonese ne pamje te pare ka qene nje sfide e rregullt, ne fakt ajo ka patur shume problematika brenda saj duke filluar nga arbitrimi jo i rregullt, por edhe synimi i drejtuesve te ekipit kundershtar ndoshta per ta marre ndeshjen me menyra jo te ndershme.

Trajneri Nikolin Leka ne nje prononcim te dhene per “Star Plus” eshte ndalur pikesepari tek arbitrimi i kesaj ndeshje per te cilen eshte shprehur: “Federata duke e konsideruar nje ndeshje te luftuar duket se i kishte marre te gjitha masat per mbarevajtjen e saj, Duke nisur nga luajtja e saj tek “Shtepia e Futbollit” apo dhe caktimin e arbitreve me te mira per ta drejtuar ate.

Une pergjithesisht jam i kenaqur me ekipin tim sepse e dominoi lojen ne te gjitha drejtimet. Por mua me ka lene shije shume te keqe arbitrimi dhe kjo me ben çudi. Federata e vlereson ndeshjen duke sjelle arbitret me stemen e FIFA-s, por çuditerisht keto te fundit punuan per ekipin e Gramshit dhe kjo na la shije te keqe.

Per çdo dyluftim te vajzave tona, ato jepnin faulla kunder nesh apo dhe ndonje karton ndersa krejt e kunderta ndodhte me lojen e ekipit kundershtar, te cilat luajten shume ashper por arbitrja e takimit jo vetem qe nuk jepte kartona (duheshin te pakten edhe 2-3 te kuqe), por as faulla nuk jepte.

Po ashtu nuk na dha as dy penallti per ne. E habitshme kjo sepse sepse ishte nje ndeshje ku ishte edhe sistemi VAR. Veprime te tilla nuk e rrisin futbollin e femrave, perkundrazi ia zbehin edhe me shume vleren. Kundeshtaret tone duhet ta dine se nuk dilet kampion me fjale ose me arbitrim ne favorin e tyre. Kampion dilet duke punuar shume, dhe duke ditur se ku t’i beje investimet dhe menaxhimin e duhur te fondeve”./www.shkodrasport.com/