Komisioni I Apelit ka publikuar sot një vendim, duke lënë në fuqi vendimet e datës 7 korrik 2020, aty ku komisioni I Disiplinës dënoi për katër ndeshje lojtarin e Vllaznisë, Renato Malota.
“2.Lojtari i KF Vllaznia, Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik”, shkruhej në vendimet e Disiplinës.
Në vendimin e sotëm të Apelit, kjo masë është lënë në fuqi, duke bërë me dije se mund të apelohet në CAS në Zvicër. “1. Lënien në fuqi të vendimit Nr. 33, datë 07.07.2020 (pika 2) të Komisionit të Disiplinës.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër”, shkruhet në vendimin e Apelit.