Vllaznia e boksit ka kohe qe ka nisur pergatitjet per kampionatin kombetar qe do te startoje me 13 shtator dhe qe sivjet do te zhvillohet ne Tirane, me objektivin e qarte per te fituar titullin e 25-te kampion te Shqiperise.

Stafi drejtues kishte bere edhe planet per boksieret qe do te perfaqesonin Vllaznine ne kete aktivitet te rendesishem teksa ishte projektuar edhe ardhja e disa sportisteve nga jashte, por çdo gje duket se eshte prishur. Nje gje e tille konfirmohet nga ana e kryetrajnerit Zef Gjoni.

Ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” ai eshte shprehur: “Per momentin, ekipi i boksit te Vllaznise eshte ne piken me te keqe te historise se tij. Ne kemi kohe qe pergatitemi te shkojme ne kampionatin kombetar qe do te zhvillohet muajin e ardhshem ne Tirane, me synime ambicioze per te fituar titullin e 25-te kampion.

Per ta arritur kete sukses historik i kemi bere ftese edhe boksiereve qe jetojne jashte Shqiperise teksa ka ardhur nje boksier shkodran qe jeton ne Itali e po ashtu prisnim edhe Kristian Demajn dhe Rexhildo Zenelin nga Gjermania. Por per t’i sjelle keto sportiste duhen fonde dhe ende nuk i kemi ato.

Bashkia na i ka premtuar por deri me tani nuk po shohim asnje drite jeshile. Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem me te gjithe strukturen e sportit ne Shkoder por nuk na kane dhene zgjidhje. Vetem me kryetarin e Bashkise z. Beci ende nuk kemi kontaktuar.

Deri ne keto momente nuk kemi fonde per te marre pjese ne kampionat dhe nese deri diten e hene nuk na jepet nje drite jeshile per fondet qe na duhen per kampionatin, atehere te gjitha planet tona do te prishen. Boksieret nuk do te vijne nga jashte dhe Vllaznia thjesht do te marre pjese me 2-3 sportiste por pa pretendimet e duhura per titullin”.

Mungesa e fondeve ka ardhur per faktin se Bashkia Shkoder ende ka firmosur projektin “Reload” me shoqata fituese dhe si rrjedhoje te gjithe sportet e Vllaznise qe prej fundit te muajit qershor jane pa fonde./SHKODRA-SPORT.COM/