Serjan Repaj që ka luajtur vjet me Vllazninë, por edhe me Kombëtaret e moshave është zyrtarizimi i radhës tek Apolonia në Superiore.
Repaj është një lojtar që mund të luajë jo vetëm me skuadrën e parë, por edhe tek U-21, që për ekipet e Supeiores është kusht këtë sezon.
Ndaj edhe në Fier kanë bërë një afrim të zgjuar, teksa bëhet fjalë për një futbollist me të ardhme dhe që e kanë vlerësuar edhe trajnerët e mëparshëm në Shkodër, kur pa mbushur të 19-tat e kanë afruar në ekipin e parë, e madje vjet provoi që të luajë edhe si titullarë.
Apolonia e Fierit ka afruar lojtarë të rinj këtë sezon, ndërsa me përjashim të 2-3 largimeve, të atyre lojtarëve që nuk kanë bindur në Kategorinë e Parë, pjesa tjetër janë të rinj me perspektivë./vipsport/