Apolonia ka marrë një fitore me shumë vlera në fushën e shtëpisë, Loni papuçiu, teksa mposhtën me rezultatin minimal 1-0, Laçin. Duket se ekipi i drejtuar nga trajneri Fabricio Kamarata ka nisur të funksionojë dhe pasi barazoi me Partizanin, tashmë vjen triumfi përballë kurbinasve.
Golin vendimtar të sfidës e shënoi në minutën e 21, sulmuesi Mario Gjata, i cili me një goditje në hyrje të zonës mposhti portierin Sherri.
Një realizim ky që mbeti në fuqi për të gjithë pjesën e mbetur të sfidës, ndërsa kurbinasit nuk mundën të ndryshonin diçka.
Kështu, ky ishte një trepikësh shumë i rëndësishëm për Apoloninë e cila lë vendin e fundit të klasifikimit dhe në kuotën e 12 pikëve tregon se do të luftojë për mbijetesën. Nga ana tjetër, Laçi është në vendin e pestë me 20 pikë. /VipSport/
Apolonia-Laçi 1-0