Apolonia është ekipi i parë që zbret në Kategorinë e Parë. Për këtë, skuadra fierake ka regjistruar këtë sezon disa statistika negative që e kanë shënjuar këtë rrugëtim.

Së pari, Apolonia është e vetmja skuadër që ka një kolonë “zero” në treguesit e këtij kampionati: asnjë fitore jashtë fushe!

Në një kampionat ku janë zhvilluar 33 javë, të mos ketë asnjë 3-pikësh jashtë Fierit, bëhet vendimtare në ecurinë e pamjaftueshme për të mbijetuar.

Ajo që duhet theksuar ëstë se Apolonia është nga ekipet që ka provuar më shumë lojtarë, kjo sepse në Fier u jepet prioritet edhe lojtarëve të moshave dhe kryesisht të dal nga akademia. Por, që të mbijetosh në Superiore, nuk mjafton që të luash me të rinjtë, sado të talentuar të jenë… /vipsport/