Merkato në Superiore ka nisur në sinkron edhe me përgatitjet e skuadrave të cilat në fundjavë duhet që të rikthehen në fushat e blerta edhe për të luajtur ndeshjet e radhës në kampionatin e Superiores.

Behar Ramadani, një lojtar me eksperiencë dhe që ka spikatur me Luftëtarin në Katgeotrinë e Parë dhe në elitë, si mesfushor shkatërrues, ka pasur negociata me fierakët.

Ai ne fakt eshte ne negociata edhe me ekipin kosovar te Drenices dhe ende nuk eshte e qarte se ku do te perfundoje. Kuptohet qe skuadra e cila do t’i ofroje me shume nga ana financiare, do ta beje per vete ate.

Per kete arsye, nese Apolonia deshiron te marre sherbimet e mesfushorit 30 vjeçar, duhet “te zgjidhe qesen” sepse ndryshe Ramadani mund te perfundoje ne Kosove.

Ndërkohë që një tjetër lojtar që është lënë i lirë nga Laçi, Donald Rapo duket se mund të rikthehet në origjinë.

Skënderbeu dhe trajneri Ahmataj e njohin mjaft mirë, e për më tepër një lojtar që bën mbrojtësin dhe mesfushorin e majtë, por edhe mesfushorin e qendrës së majtë, ndërsa si sapecialitet ka goditjet nga distanca.