I ardhur verën e kaluar te skuadra e Bayern Mynih nga Liverpool, sulmuesi senegalez Sadio Mane është pranë lamtumirës nga kampionët e Gjermanisë.

Sipas “Sky Sports”, sulmuesi 31-vjecar ka dëshirë të qëndrojë me bavarezët dhe të tregojë aftësitë e tij pas një sezoni jo fort pozitiv, mbyllur me një incident brenda skuadrës.

Pavarësisht dëshirës së Mane, te Bayern nuk e duan më dhe kanë plane të tjera për të. Dhe për t’i ardhur në ndihmë Bayern ka mbërritur oferta nga Arabia Saudite, ku janë gati të paguajnë 20-25 milionë euro për ta blerë. Një shifër kjo më e vogël se ajo që gjermanët paguan një vit më parë (35 milionë).

Mediat britanike sqarojnë se janë 2-3 skuadra arabe të interesuara për Mane, që për momentin po mbledhin informacione, duke kontaktuar si menaxherin e lojtarit ashtu dhe drejtuesit e Bayern.

Duket se ky transferim është zgjidhja më e mirë për të gjithë edhe pse Mane ka ende dëshirë të luajë në Europë./telesport/