Arabia është e frikshme”, në prag të natës së çmimeve Oscar mund ta ngatërronim me një film. Por po flasim për futbollin, realitetin dhe arrogancën ekonomike të klubeve arabe.

Pas një merkatoje dimërore “të përulur”, klubet e mëdha të Emirateve janë gati të bëjnë investime të reja në merkaton e verës për të bindur kampionët e tjerë dhe për të zbukuruar imazhin e kampionatit.Por me një ndryshim të vogël, tani edhe klubet europiane po ofrohen. Nje shembull? Manchester United.

Siç raportohet nga Marca, Manchester United do të ishte i gatshëm të ofrojë shtatë lojtarë që të përpiqen të grumbullojnë një buxhet për të qenë në gjendje të investojnë në merkato.

Më shumë gjasa për t’u larguar është Casemiro, i cili në Angli nuk ka konfirmuar sezonet e shkëlqyera që ka përjetuar te Real Madrid. Në Arabi ai do të gjente ish-shokët e tij të skuadrës si Cristiano Ronaldo dhe Benzema.

“Ne do të bëhemi një nga kampionatet më të mirë. Tani nuk jemi inferiorë ndaj Ligue 1”, tha CR7 gjatë ceremonisë së çmimeve Globe Soccer Awards.

Dhe për ta bërë këtë është e nevojshme të investohet në imazh dhe gjithashtu në talent. Por është e nevojshme të rriten lidhjet me futbollin europian, sepse talentet e futbollit sigurisht që nuk e kanë origjinën në Arabinë Saudite.

Lista nuk ndalet vetëm tek Casemiro. Sipas Marca-s, këtë rrugë mund të ndjekin edhe lojtarë të tjerë të klasit të lartë. Te Barcelona, Lewandowski dhe Raphina mund të paketojnë valixhet.

Pasi fituan gjithçka me klubet e tyre përkatëse, Salah dhe Modric mund të pranojnë ofertat e mëdha nga Lindja e Mesme. Kanë mbetur edhe disa muaj deri në fillimin e negociatave, por numërimi mbrapsht tashmë ka filluar dhe perceptimi është se do të ketë shumë para në lojë./telesport/