Stadiumi King Salman në Arabinë Saudite do të përfundojë në vitin 2029 dhe do të jetë shtëpia e re e kësaj kombëtare aziatike në të ardhmen.
Stadiumi është projektuar nga Popoluos, studio e arkitekturës dhe dizajnit që ka punuar edhe në stadiumin e Tottenhamit dhe do të ketë mbi 92,000 vende.

Ai do të bëhet stadiumi më i madh në Arabinë Saudite, dhe përveç stadiumit, objekti do të përfshijë një sërë objektesh sportive, objekte të shitjes me pakicë dhe rekreative duke përfshirë pishina të përmasave olimpike.

Ndërtimi do të zgjasë deri në vitin 2029 dhe do të bëhet stadiumi më i madh në Arabinë Saudite me një kapacitet prej mbi 92,000 vendesh.
Stadiumi kryesor do të përfshijë gjithashtu apartamente ekskluzive, një sallë pritjeje, rreth 2,500 vende parkimi, dhe objekti do të ketë gjithashtu kopshte dhe një shëtitore me pamje nga Parku i Mbretit Abdulaziz.

Projekti përfshin gjithashtu objekte tregtare, fusha futbolli, një zonë tifozësh dhe një qendër me një pishinë olimpike dhe një stadium me një pistë atletike.

Me pak fjalë, Arabia Saudite po përgatitet për Kupën e Botës së vitit 2034, ku do të presë, duke i prezantuar publikut një objekt të ri të së ardhmes. /Telegrafi/