Vllaznia do te luaje neser ne ora 13.45 ne Kamez ndaj Kastriotit nje ndeshje shume te rendesishme per ecurine e saj te metejshme ne kampionat.
Kuqeblute vijne ne kete ndeshje pas 4 barazimesh rradhazi dhe kjo ka bere qe diferenca me kreun te shkoje ne 10 pike. Nje gje e tille e ben mese te domosdoshme fitoren neser ndaj krutaneve.
Por ata ne takimet e fundit kane lene shume per te deshiruar ne repartin ofensiv. Stafi teknik ne perpjekje per te gjetur çelesin e suksesit ka vendosur qe te ndryshoje herepashere lojtaret qe luajne ne kete repart.
Per neser ka patur nje dileme se kush do te jete ne maje te sulmit, Aralica apo Djurdjevic. Gjate ketij sezoni ka patur disa here ndryshime lojtaresh.
Nga sa eshte pare ne seancen e sotme e cila ka qene e fundit ne pergatitjet per sfiden ndaj Kastriotit, ne sulm neser nga minuta e pare do te jete perseri Djurdjevic ashtu siç luajti edhe ne mesjave ne ndeshjen e Kupes ndaj Flamurtarit, ndersa Aralica do ta nise nga stoli./SHKODRA-SPORT.COM/