Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, ka dal në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Vllazninë. Sipas Arapit, që është një nga lojtarët me eksperiencë të durrsakëve, skuadra duket se e ka shfrytëzuar në maksimum këtë periudhë dyjavore.
“Për mendimin tim, ndërprerja e kampionatit na ka bërë goxha mirë. Pasi atyre rezultateve jo të mira kemi pasur kohën e mjaftueshme për të punuar tek pjesa e finalizimit gjë që na munguar javët e kaluara”, – tha fillimisht kapiteni.
Oshilacionet
“Oshilacionet nuk mund të themi pasi jemi ekipi që kemi pësuar më pak gola, kemi dy humbje dhe jo përball rivalëve direkt.
Mendojë që problemi ynë kryesorë ka qenë vetëm faza sulmuese. Këtu nuk ua vë fajin sulmuesve, por kur dalim në sulm, duhet që të mbështesim të gjithë në dobi të skuadrës që të shkojmë te goli”.
Vllaznia
Teuta luhen nesër në Shkodër dhe sipas Arapit që e njeh në “pëllëmbë të dorës” Superioren dhe ekipet rivale, nisur edhe nga eksperienca e gjatë në disa ekipe, në Shkodër nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. “Objektivi ynë për nesër, me gjithë respektin për ekipin e Vllaznisë që është duke bërë shumë mirë deri më tani janë tri pikët”, – tha Arapi që është një nga pikat e forta të skuadrës durrsake./vipsport/