E ka filluar karrieren me Vllaznine dhe e ka mbyllur me te. Ne mbi 20 vite karriere ka arritur ta nderoje kete emer dhe si rrjedhoje eshte i lumtur qe e ka perfaqesuar ate. E kemi fjalen per kampionen, rekordmen dhe “Mjeshtren e Madhe” te atletikes, Arbana Xhani (Bekteshi).
Ne nje pronconim te saj gjate emisionit te rradhes te Podcastit te “Shkodra Sport” ku ajo ka qene e ftuar, e pyetur se çfare ka qene dhe çfare eshte Vllaznia per te, ajo do te shprehet:
“Per mua Vllaznia eshte marke. Jam shume e lumtur qe i kam dhene, i jam perkushtuar maksimalisht ketij ekipi ne vitet e karrieres time. Kam patur mundesi per te levizuar nga Shkodra e per te perfaqesuar ekipe te tjera, por kurre nuk e kam tradhetuar kete qytet dhe kete ekip.
Nuk do ta tradhetoja as sot nese do te isha duke bere serish sport. Vllaznine e kam marke, e kam numer. Ashtu siç kam numrin me te cilin kam garuar, 703, kam kepucet dhe uniformen qe kam ruajtur. Kete emer e kam pjese te rendesishme te jetes time. Vllaznine e kemi marke te qytetit tone dhe une jam e lumtur qe jam pjese e tij”./SHKODRA-SPORT.COM/