Dashuria per sportin nuk ka kufinj. Nje sportist e ben sepse e ka zgjedhur si profesionin e jetes, nje trajner po ashtu. Tifozet nderkohe e duan me zemer dhe pa asnje lloj interesi.

Por ka edhe nga ata qe dashurohen ne menyra te tjera me kete fushe te jetes. Fjala vjen me mjekesine sportive. Dhe fotoja ilustruese e ketij shkrimi qe “Shkodra Sport” sjell per ju, flet vete. Nuk ka shume nevoje per koment. Babe e bir, Arben dhe Redi Mlloja kane zgjedhur t’i perkushtohen sportit me ane te mjekesise.

I pari eshte nje emer shume i njohur per sportin shkodran dhe ate shqiptar. Arben Mlloja ka qene atlet kampion dhe rekordmen per vite me rradhe. Pas lenies se sportit, i eshte futur mjekesise duke punuar prej shume vitesh ne rolin e mjekut prane Sportklub Vllaznia, i profilizuar ne fushen e fizioterapise dhe masazhatorit.

Punon me te te gjithe ekipet e Sportklub Vllaznise, por edhe me ate te futbollit te femrave. Por te atit, i eshte bashkuar prej disa vitesh edhe i biri- Redi. Edhe ai u mor me sport fillimisht dhe mberriti deri tek ekipi i te rinjve te basketbollit te Vllaznise, por me pas vendos te braktise kete sport dhe te behet edhe ai fizioterapist.

Fotografi i “Shkodra Sport” Mikel Thepina i ka fotografuar mbreme duke bere punen e tyre ne “Loro Boriçi” gjate ndeshjes se femrave ne mes Vllaznise dhe Fortunes. Nuk ka ku shkon me bukur: Babe e djale ne fushe duke i dhene ndihmen e pare sportisteve!

Por perveç tyre, edhe djali i madh i çiftit Arben dhe Drita Mlloja, merret me te njejten gje: fizioterapi sportiv. Diçka fantastike