Tre javë përpara fundit të sezonit të rregullt, 7 nga 10 ekipe janë me laps e letër në dorë, luhet për një vend në “final-four”, por mbi të gjitha luhet për të mbijetuar. Në “Sport News” ditën e sotme ishte u ftuar special, ish futbollisti i Dinamos, Partizanit dhe ekipit përfaqësues, Arben Milori.

-Milori, derbi vërtetoi që Gega nuk kishte “shkopin magjik”, a rrezikon tani Partizani pas disfatës në derbi prezencën në “final-four”?

Nje trajner sado me eksperiencë nuk mund të bëjë magji, në momentin që merr një ekip për 2 javë apo më pak. Aq më tepër që Partizani nuk është duke kaluar një moment të mirë. Gega do ta ketë të vështirë. Bëri mirë në dy ndeshjet e para sa i takon rezultateve, por jo lojës, sepse me atë qasje herët a vonë do të çojnë në një disfatë të tillë.

-Do ishte një dështim nëse nuk futën në katërshe, fundja erdhën më vetëdije në këtë pikë, nuk besoj se ishte diçka e papritur, përtej iluzionit që krijoi rikthimi i Gegës…

Patejetër që do te jetë dështim. Partizani është një skuadër që futet në çdo kompeticion për të marrë maksimumin. Duke iu referuar formulës së kampionatit, edhe nëse zë vendin e 4 të jep një shans në fund. Me rrugëtimin e Partizanit deri tani, nëse nuk merr pjesë ne “Final 4” do të quhet dështim. Gjithsesi gara është e hapur pasi ka edhe 3 ndeshje. Partizani duhet ta kalojë këtë ngërç psikologjik, e t’i marrë ndeshjet hap pas hapi, në mënyrë që të realizojë objetkin për të arritur në “Final 4”.

-Dhjetë ndeshje radhazi kishte Tirana që nuk fitonte në derbi, çfarë efekti pritet të ketë ky sukses, mendon se kjo fitore mund t’i shpëtojë?

Sa i takon 3 pikëve fitorja ishte e rëndësishme. Në aspektin emocional fitorja në derbi merr vlerë të shtuar, duket ditur se çfarë derbi përfaqeson, ndaj fitorja ka vlerë të dyfishtë. Duke i’u referuar mënyrës së zhvillimit të lojës, Tirana ishte dominante. Ndaj të vjen keq për gjendjen, që kjo skuadër po kalon. Ka lojtarë cilësorë, sidomos në mesfushë, Soler psh është një prej më të mirëve të kampionatit. Mendoj që ndaj Partizanit, skuadra e Tiranës mori një fitore të rëndësishme, por 3 ndeshjet e radhës janë deçizive. Uroj të ketë vazhdimësi. Nuk do më pëlqente që kjo skuadër të zbriste nga kategoria.

-Luajnë kundër dy rivalëve direkt si Skënderbeu dhe Teuta. Kë sheh më të rrezikuar në këtë garë?

Është e vështirë për ta definuar. Me çfarë kam parë deri më tani, mendoj që Tirana ka më shumë shanse të shpëtojë, ndoshta edhe Teuta, pasi e pashë në ndeshjen e fundit me Dinamon të mirëvendosur në fushë. Tiranën dhe Teutën i shkoh më të avantazhuar se sa rivalët. Por surprizat janë aty, ndaj futbolli është i bukur.

-A po luhet drejtë Milori në këtë fund sezoni? A ka aleanca?

Kjo është një sëmundje që ka vite që e mundon futbollin shqiptar. Çështja e aleancave në fund të kampionatit nuk është e bukur. Futbolli duhet të zhvillohet i drejtë. Mund të ketë aleancë. Më pëlqen t’i them gjërat siç janë. S’më pëlqeu ndeshja Dinamo-Skënderbeu. Një ekip si Dinamo që do të shpallet kampion, nuk mund të sillej ashtu në fushë. Formula e re u implementua pikërisht për të shmangur aleancat, por mesa duket nuk i’a arriti dot qëllimit. Kam dëgjuar shpesh që aleanca ka kudo. Jo nuk mendoj se është e vërtetë. Nuk ka kudo. Ndoshta niveli i lartë i futbollit në vende të tjera nuk të bënë të duket apo ta kuptosh. Ndërsa fatkëqisht këtu shikon momente jo te bukura,të mos them të shëmtuara. Kjo ndikon tek ndjekësit. Kjo është arsyeja se përse stadiumet janë boshatisur. Kur ndeshjet janë të paramenduara, njerëzit nuk vijnë, sepse nuk ka futboll nuk ka garë.

-Të bëj pak avokatin e “djallit”, pse duhet të gjykohet Dinamo, apo Egnatia, nëse nënvlerësojnë një ndeshje të kampionatit kur e kanë siguruar “final-four”, në mes është edhe Kupa, pse duhet të lodhen, të vriten etj….

Sepse automatikisht 2 vendet e para në “Final 4” kanë një benefit krahasuar me 2 ekipet e tjera kur të luhet “Final 4”, sepse shkojnë në finale edhe me barazim. Ndaj nuk është justifikim. Gjithsesi edhe me këtë logjikë qe ju thoni, nëse nje ekip fut në fushë 4 lojtarë të të rinjve, ju mendoni se ato duhet të sillen ashtu në fushë sikundër bënë në ndeshjen me Skëndrbeun? Egantian se kam parë në fakt të bëjë tolerancë. Ishte ndeshje e luftuar me Elbasanin. Gjithsesi nuk dua të flas për këtë fenomen, unë thjesht e kritikoj. S’kam qenë asnjëherë i përfshirë as kur luaja futboll as kur beja trajnerin, kam qenë dhee do të jem gjithmonë kundra.

-Milori, je i kënaqur nga skema që aplikohet prej 2 vitesh, a po i jep efektet që mendohej? 8-Dëgjoj në çdo intervistë presidentë, trajnerë, lojtarë, që shprehin pakënaqësi në lidhje me skemën, madje dhe vetë presidenti Duka u shfaq i dyzuar, a mendon se kjo skemë duhet ndryshuar?

Une mendoj se nga ana profeionale nuk ka sens. Po flasim për një kampionat elitar. Më thoni një kampionat në Evropë që përdor këtë skemë. Ekipi luan gjithë kampionatin zë vendin e parë e me pas duhet të luajë me vendin e 4, ku në një finale mund të ndodh gjithçka e për pasojë të humbasë kampionatin. Në këtë sens më duket jo e logjikshme, jo profesionale e që nuk mund t’i perkasë nje kompetiiconi elitar. Supozohet ta ngrejmë futbollin e ta çojmë në elitë, ose te pakten si në vendet tona kufitare. Mendoj se kjo formulë ishte e deshtuar, nuk dha frytet e duhura e nuk shmangu as fenomenet negative e jo te bukura. Le të shkojmë sërish tek skema klasike më mirë, që kemi patur për shumë vite, sepse mesa duket në futbollin shqiptar çfarëdolloj skeme të perdoret të tilla fenomene nuk i shmangim dot.