Ndryshime te tjera tek Akademia Vllaznia. Ne krye te ekipit U14 eshte emeruar Arben Parmeza. Ky i fundit gjate sezonit te kaluar ka drejtuar ekipin e femrave te Murlanit, por nga sot eshte bere serish pjese e kuqebluve ku ka punuar edhe me pare.
Kjo eshte levizja e fundit e drejtuesit te klubit shkodran qe ne fakt fillimisht kishin menduar emerimin ne krye te ketij ekipi te Altin Xhahyses, por me pas gjerat moren rrjedhe tjeter dhe ai nuk erdhi.
Ne vend te tij ka ardhur Parmeza, nje emer i njohur ne futbollin shkodran dhe jo vetem. Ai prej disa vitesh punon si pergatites atletik por edhe trajner futbolli dhe nga sot e tutje do te drejtoje edhe kuqeblute 14 vjeçare duke patur edhe ndihmen e kolegut te tij Gjon Kola.
Keta te fundit mesohet se do te marrin pjese ne nje kampionat te Liges profesioniste qe do te organizohet sivjet per here te pare nga Federata Shqiptare e Futbollit. Parmeza me pervojen e tij do te jape me te miren per te realizuar dhe objektivat dhe detyrat e caktuara nga drejtuesit e klubit.
Nga ana tjeter, me largimin e tij nga ekipi i Murlanit, ende nuk eshte e qarte se cili do te jete trajneri qe do te drejtoje femrat e ketij klubi ne kampionatin e ri qe do te startoje ne muajin shtator./SHKODRA-SPORT.COM/