Klubi kroat, Dinamo Zagreb përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se Nenad Bjelica është larguar nga stoli dhe në vend të tij tashmë është konfirmuar legjenda italiane Fabio Kanavaro.
Ai do të drejtojë Dinamon ku luan edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha. Hoxha këtë sezon ka luajtur 16 ndeshje për Dinamo Zagrebin duke shënuar dy gola dhe një asist.
Hera e fundit që Kanavaro kishte drejtuar një ekip ishte Udineze, teksa ka pasur në menaxhim edhe ekipe tjera si Benevento, kombëtaren e Kinës etj.
Aktualisht, Dinamo renditet e treta në tabelë, shtatë pikë prapa liderit Rijeka. I dyti në tabelë është Hajduk Spliti, dhe tani derbi më i madh kroat ndërmjet Hajdukut dhe Dinamos do të marrë një dimension tjetër sepse këto dy ekipe drejtohen nga dy legjenda italiane, Gatuzo dhe Kanavaro.