Laçi U19 e ka nisur me fitore kampionatin. Ne kuadrin e javes se pare te tij, kurbinasit kane fituar me rezultatin 2-0 ndaj Skenderbeut. Ne kete menyre trajneri shkodran Arber Shytani debuton me sukses ne pankinen e Laçit.

Siç kemi bere te ditur edhe me perpara, KF Laçi dhe “Djelmnia shkodrane” kane bere nje marreveshje bashkepunimi pikerisht ne nivelin e Akademive dhe si rrjedhoje plot 8 futbolliste shkodrane i jane bashkuar ekipit kurbinase, sebashku edhe me trajnerin Arber Shytani.

Dhe paraqitja e tyre e djeshme ka qene shume e pelqyeshme. 4 prej ketyre lojtareve e kane nisur si titullar ndeshjen ndaj Skenderbeut dhe pikerisht portieri Ledjon Tahiri, mbrojtesit Argent Delaj dhe Dejvi Lesha si dhe mesfushori Ermal Doçaj.

Nderkohe ne pjesen e dyte ne fushe ka hyre edhe sulmuesi Gerison Zhuri, i cili i dha tjeter ritem manovres ofensive duke fituar madje edhe nje 11-metersh qe solli edhe golin e pare per Laçi U19. Ne pankine nderkohe kane qene dhe futbollistet e tjere Çezma e Plangaj.

Kane spikatur mbi te gjithe per paraqitjet e tyre futbollistet Delaj e Zhuri, te datelindjes 2007. Kjo ndeshje eshte ndjekur nga afer edhe nga presidenti Pashk Laska dhe trajneri Skerdi Bejzade dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne ndeshjet e ardhshme edhe ndonje prej ketyre futbollisteve te ekipit U19 te debutojne me ekipin e pare.

Pikerisht nje nga arsyet e bashkepunimit ne mes “Djelmnise shkodrane” dhe Laçit, eshte mundesia qe ky i fundit u jep elementeve te rinj per te luajtur me shpejt me ekipin e pare, gje qe tek ekipet e tjera nuk shfrytezohet ashtu si duhet dhe per kete arsye, shume shpejt mund te kemi surpriza ne kete drejtim./SHKODRA-SPORT.COM/