Arber Shytani dhe Laçi U19 qe ai drejton vazhdon te surprizoje. Themi keshtu sepse ndoshta askush nuk e kishte menduar kete skuader ne te tilla nivele duke i bere nje nisje te shkelqyer kampionatit me dy fitore ne dy ndeshjet e para te tij.

Pas asaj ndaj Skenderbeut javen e kaluar ne shifra 2-0, diten e djeshme kurbinasit 19 vjeçare kane marre nje fitore me shume vlere ne Fier ndaj njeres prej skuadrave me te mira te kampionatit, Apolonise.

Djemte e drejtuar nga trajneri Shytani kane fituar me rezultatin 2-1. Ata kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit Cena ne minuten e 16-te dhe pjesa e pare eshte mbyllur me kete gol. Ne minuten e 74-te do te barazonte per Apolonine afrikani Yansane por pak minuta para fundit Maxhalaku do te shenonte golin e dyte dhe do t’i jepte fitoren Laçit U19.

Edhe ne kete ndeshje nuk kane munguar te fushe futbollistet shkodrane te “Djelmnia shkodrane” qe jane pjese e Laçit U19 kete sezon. Keshtu si titullar e kane nisur sfiden futbollistet Argent Delaj dhe Dejvi Lesha ndersa ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Gerison Zhuri, Rigerto Çezma dhe Ermal Doçaj.

Ne javen e trete te kampionatit kalendari ka rezervuar nje sfide shume interesante ne mes Laçit dhe Vllaznise, e cila do te luhet ne Laç dhe ajo do te tregoje forcen e vertete te te dy ekipeve./SHKODRA-SPORT.COM/