Një nga futbollistët e Besëlidhjes, pikërisht mbrojtësi Arbër Shytani, dje ka patur ditëlindjen, duke festuar 27-vjetorin. I konsideruar një nga futbollistët kryesor në repartin e mbrojtjes lezhjane, ai erdhi në verë të 2011-ës, tek kjo skuadër, duke u cilësuar dhe përforcim me vlera. Në pjesën e dytë të fazës së parë, ai nuk ka luajtu, pasi u dëmtua, në një ndeshje në transfertë. Por tani Shytani e ka kaluar dëmtimin dhe ia është bashkuar grupit, duke qenë pjesë e rëndësishme e Besëlidhjes. Për të, dje ka qenë një ditë e veçantë, edhe pjse është mjaftuar me një festë të vogël, me miq të ngushtë të tij.
Arbër Shytani ka dalë nga ekipet zinxhir të Vllaznisë, por që me ekipin e parë të klubit shkodran, iu dha shumë pak shansi për t’u aktivizuar apo për të dhënë prova se sa vlen, dhe më pas kaloi në radhët e mjaft ekipeve si Ada e Velipojës, Laçi, Tërbuni, e të tjerë dhe së fundmi tek Besëlidhja. Redaksia e gazetës “Shkodra Sport”, i uron jetë të gjatë e të lumtur dhe suksese të mëtejshme.
Javen e kaluar eshte zhvilluar ne Tirane kampionati i ekipeve kombetare rajonale te futbollit te femrave per moshat U14, me pjesmarrjen e ekipeve te...