Nga Endri ÇINARI
Trajneri i Vllaznia U-17, Arber Shytani ka qenë mbrëmë i ftuar në rubrikën sportive të RTSH Shkodra. Në fjalët e tij ai ka analizuar ndeshjen e fundit, Elbasani-Vllaznia për çerekfinalen e parë të kupës. Duel që përfundoi në shifrat 0-0 dhe sipas Shytanit kuqeblutë morën atë çfarë nevojitej. Sipas ish-mbrojtësi shkodranët janë favoritë për kalimin e turit e ndërsa vlerëson edhe performancën e disa futbollistëve të veçantë.
Shytani: “Elbasani duhej t’i kushtohej totalisht kupës duke qenë se në kampionat duket larg final 4. Për atë besoj se u zhvillua një ndeshje e fortë prandaj gjithçka përfundoi barazim. Elbasani kërkoi edhe në fund goli, duke e ditur se në Shkodër do e ketë të vështirë ndeshjen e kthimit.
Vllaznia besoj se zhvilloi një ndeshje pozitive dhe mori atë çfarë iu nevojit. Them se ky është një rezultat pozitiv dhe që do i vlejë në kthim. Nuk duhet harruar se Elbasani është një ekip fushe dhe e ka pikë të fortë këtë fakt, prandaj e gjykoj një rezultat që do favorizojë kuqeblutë në kthim.
Formacioni i Vllaznisë?#
Nuk gjykoja se do kishte zgjedhje të tjera sepse Vllaznia i synon të dy trofetë. Përballë po ashtu nuk ishte një kundërshtar i lehtë, por me traditë dhe që di të luajë futboll mirë. Prandaj u vlerësua në maksimum edhe me prezantimin e formacionit në fushën e lojë
Për futbollistë të veçantë më bëhet qejfi që u rikthye në formën e tij optimale Jago. I cili tashmë ka kaluar dëmtimin dhe për mendimin tim ka qenë më i miri i kampionatit në një periudhë të caktuar. Po ashtu Krymi edhe Sala bëjnë mirë çdo herë dhe gjithashtu më gëzon rikthimi i Grudes. Një armë plus për skuadrën dhe që mendoj se do i shërbejë shumë”.(www.shkodrasport.com)