Fitorja e sotme ndaj kampiones se Maltes Birkirkara ka shtuar edhe me shume entuziasmin tek Vllaznia e femrave. Vajzat kuqeblu duken shume prane kualifikimit megjithate per ta arritur ate, duhet ende pune.

Ajo qe te ben pershtypje eshte egoja me te cilen po luajne futbollistet e Vllaznise. Mjafton rasti i mbrojteses Arbiona Bajraktari per ta kuptuar kete gje.

Siç e shikoni edhe nga fotoja, ajo gjate ndeshjes se sotme ka pesuar nje te çare te madhe ne vetull dhe si rrjedhoje gjaku qe i ka rrjedhur vazhdimisht, ia ka bere te pamundur vazhdimin normal te ndeshjes.

Ndonese stafi teknik dhe ai mjekesor i kane kerkuar asaj te lere fushen sepse nje demtim tjeter mund t’i sillte pasoja, Arbiona nuk ka pranuar duke mos dashur kurrsesi ta lere vetem ekipin ne ato momente kur kerkohej me çdo kusht fitorja.

Dhe ka vijuar te luaje deri ne fundin e ndeshjes, duke sakrifikuar mjaft megjithate ne fund ka festuar bashke me vajzat e tjera te ekipit dhe me stafin drejtues.

Rasti i Arbiona Bajraktarit dhe veprimi i saj eshte shembulli me i mire i perkushtimit te pjestareve te Vllaznise per arritjen e suksesit historik, kalimit ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes.
www.shkodrasport.com