Ndeshja qe do te luhet mbremjen e se marte ne “Air Albania” konsiderohet shume e rendesishme per eliminatoret e Boterorit te adhshme dhe si rrjedhoje ka marre vleresimin maksimal edhe nga UEFA.
Clement Turpin do të jetë arbitri i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë që do të luhet ditën e martë në “Air Albania”.
39-vjecari francez është një arbitër me shumë eksperiencë në vendin e tij por edhe në arenën ndërkombëtare.
Turpin nuk ka arbitruar asnjëherë ndeshje të Kombëtares Shqiptare, ndërsa në Europë, ai ishte njeriu që u përgjodh nga UEFA për finalen e Europa League mes Villarreal dhe Manchester United.
Vendimi për ta caktuar arbitër në neshjen Shqipëri-Poloni tregon edhe rëndësisnë e madhe që ka kjo ndeshje në arenën ndërkombëtare.